Dy klube të mëdha turke interesohen për Manajn

21 gusht 2024 | 11:24

Trajneri i Sivassporit, Bulent Uygun ka deklaruar se dy klube të mëdha nga Turqia janë të interesuara për Rey Manajn dhe se bisedimet janë duke u zhvilluar.

“Po takohemi edhe me ta (dy klubet turke). Negociatat me ligën saudite vazhdojnë”, ka thënë fillimisht Uygun. “Nëse numrat dhe pozicionet që duam janë në dispozicion, atëherë menaxhmenti ynë do të vlerësojë. Unë po përpiqem ta përgatis atë (Manajn) në mënyrën më të mirë, sikur ai të mbetet. Edhe pse ka mungesë stërvitje, na dha një kontribut të mirë në dy ndeshje”, ka shtuar ai.

Manaj në sezonin e kaluar me klubin turk ia doli të shënonte 18 gola dhe shtoi tri asistime, duke bërë që klubet turke dhe nga Arabia të vihen pas tij këtë verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Kodra…