Hamza në 7-vjetorin e vdekjes së Bajram Rexhepit: E kujtojmë si figurë unifikuese të politikës në Kosovë

21 gusht 2024 | 13:38

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka përkujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi në 7-vjetorin e vdekjes.

Hamaza ka thënë se Kosova dhe Mitrovica 7 vjet më parë, kanë mbetur pa njeriun e popullit dhe mjekun e luftës.

“Kosova dhe Mitrovica, 7 vjet më parë, mbetën pa njeriun e popullit, mjekun e luftës, kryeministrin e parë të pasluftës, Bajram Rexhepin. Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë si figurë unifikuese të politikës në Kosovë. Ai ishte i pandalshëm në angazhimin e tij me dekada të tëra për fuqizimin e shtetit tonë. Si mjek e humanist, si kryeministër e ministër i Qeverisë së Kosovës, si kryetar e qytetar i Mitrovicës, si mik e bashkëpunëtor, Bajram Rexhepi ishte gjithnjë i dëshmuar”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë miratuar të…