Platini: Ka marrë fund monopoli i UEFA-s dhe FIFA-s

21 gusht 2024 | 16:50

Gjatë intervistës për “Gazzetta dello Sport”, Michel Platini foli për Juventusin dhe ish-presidentin Andrea Agnelli: “Ndoshta ai u soll pak si tifoz. Mbeta shumë i lumtur me rikthimin e familjes ‘Agnelli’ te Juve. Nuk dija shumë për John Elkann”.

Këtë sezon bardhezinjtë do të përballen bashkë me Interin, Milanin, Bologna dhe Atalantën, si përfaqësues të Italisë, në Ligën e re të Kampionëve, një model që nuk e bind aq shumë ish-numrin 10 francez: “Nuk më pëlqen kjo skema e re e Champions-it. E mira ishte me 32 ekipe dhe grupe, por Ceferin u dorëzua para klubeve. Monopoli i UEFA-s dhe FIFA-s ka mbaruar, gjithçka filloi me ‘Bosman’. Nuk më pëlqen kjo, por kështu është tani”.

Së fundi, një mendim për FIFA-n dhe presidentin e saj aktual: “Infantino më tha se do të më priste. E tha edhe publikisht se kur të kthehet Michel, do t’i hap krahun. Më pas FIFA ngriti kallëzim penal kundër meje. Unë kam qenë jashtë futbollit, nuk mund të isha as shoferi i presidentit”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka marrë…