Klinaku: Tërheqja e avokatit të Kadri Veselit për mungesë fondesh, lajm i mirë për kundërshtarët e UÇK-së dhe Serbinë

21 gusht 2024 | 21:47

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas lajmit të tërheqjes se avokatit të Kadri Veselit.

Klinaku tha se largimi i tij për mungesë të fondeve është lajm i mirë për kundërshtarët e UÇK-së, Serbinë dhe Gjykatën Speciale.

“Ata që po i reduktojnë apo ndalojnë këto fonde, janë duke i shërbyer së keqes. Por, pavarësisht kundërshtarëve të lirisë, le të kuptohet se pushtuesi nuk mund të kthehet më” shkruan Klinaku në Facebook.

Reagimi i plotë:

Pas largimit të avokatit kryesor të Hashim Thaçit, sot qenka larguar edhe avokati kryesor i Kadri Veselit!
Largimi i tyre për mungesë të fondeve është lajm i mirë për kundërshtarët e UÇK-së, Serbinë dhe Gjykatën Speciale!
Ata që po i reduktojnë apo ndalojnë këto fonde, janë duke i shërbyer së keqes. Por, pavarësisht kundërshtarëve të lirisë, le të kuptohet se pushtuesi nuk mund të kthehet më.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-i burgosuri politik, Januz Januzaj, ka rrëfyer për torturat e…