Musliu kritikon Komunën e Prishtinës: S’mundet me qenë afër një institucion parashkollor me një lokal masazhi

22 gusht 2024 | 10:53

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar institucionet përgjegjëse për dhënien e lejeve për hapjen e bizneseve në kryeqytet.

Ajo ka thënë se nuk mund të jenë afër një institucion parashkollor dhe një lokal masazhi.

“Nuk e njoh e as nuk ja di emrin, as nuk e di kush është përgjegjës për dhënien e lejeve për hapjen e bizneseve në Prishtinë, ama fort e meriton me e përjashtuar nga puna edhe që besa me ia ndaluar me punuar në institucione. Nuk mundet edhe ‘institucion parashkollor’ edhe ‘lokale masazhi’ (e që veç lokale masazhi nuk janë) me qenë në të njëjtin vend me vetëm 30-40 metra distancë. Unë i ftoj edhe mediet edhe shoqërinë edhe komunitetin e lagjes me reaguar për dukuri e veprimtari të çoroditur”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Richard Grenell, ish-emisar special i ish-presidentit Donald Trump, ka komentuar…