Kapiteni i Dritës: Do të japim gjithçka për rezultat pozitiv

22 gusht 2024 | 11:07

Drita do ta zhvillojë sot njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të saj.

Skuadra e vetme e mbetur në garat evropiane në këtë edicion do të përballet me Legian në Varshavë, në kuadër të “play-off”-it të Ligës së Konferencës.

E për të folur për këtë ndeshje mbrëmë në konferencë për shtyp kanë dalë trajneri Zekirija Ramadani dhe kapiteni, Rron Broja. Ky i fundit është zotuar se me shokët do të japin gjithçka nga vetja për të dalë mirë nga ndeshja që do të luhet sot nga ora 18:00.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në play-off të Ligës së Konferencës. Na pret një ndeshje mjaftë e vështirë, kundër një kundërshtari mjaft të vështirë. Mirëpo, ne besojmë shumë në vete dhe do mundohemi ta dëshmojmë që nuk jemi rastësisht këtu”, deklaroi fillimisht futbollisti mitrovicas.

“Synimi ynë është ta japim maksimumin dhe gjithçka që kemi, që të arrijmë një rezultat pozitiv. Pastaj, në ndeshjen e dytë ta kërkojmë kualifikimin”, vazhdoi tutje Broja.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që “Intelektualët” do të përballen me klubin polak pasi një gjë të tillë e kishin bërë edhe në kohën e pandemisë, kur ishin mposhtur 0:2. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Betisi është afër huazimit të Vitor Roques nga Barcelona.…