Qytetari në Pejë gjen një shumë parash në rrugë, i dorëzon në Polici

22 gusht 2024 | 11:13

Policia ka njoftuar se një qytetar në në rrugën “Jani Vreto” në Pejë ka gjetur një shumë parash dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.

Policia ka ftuar pronarin që të paraqitet në stacion dhe t’i marr mjetet e humbura.

Njoftimi i plotë:

Stacioni Policor në Pejë informon qytetarët se më datë 21.08.2024, një qytetar ka gjetur një shumë parash në rrugën “Jani Vreto” në Pejë dhe i ka dorëzuar këto para në Stacionin Policor Pejë. Personi që ka humbur këtë shumë parash është i ftuar të paraqitet në Stacionin Policor Pejë për të identifikuar dhe marrë mjetet e humbura.

Falënderojmë qytetarin për veprimin e tij dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në komunitet dhe inkurajon çdo veprim të tillë që kontribuon në mirëqenien e përgjithshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave e ka…