Naser Ramadani jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të IKShPK-së

22 gusht 2024 | 13:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka konfirmuar dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani.

Nëpërmjet një përgjigje,  Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se dorëheqjen e Ramadanit e ka pranuar më 14 gusht të këtij viti.

Po ashtu, MSh-ja ka bërë me dije se ushtruese detyre e shefes së këtij institucioni shëndetësor është caktuar, Ardita Baraku.

“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, Ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e dr. Naser Ramadanit nga pozita e drejtorit ekzekutiv të IKShPK-së. Me vendimin e ministrit të Shëndetësisë, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të IKShPK-së është caktuar dr. Ardita Baraku, Specialiste e Shëndetësisë Publike në Departamentin e Mjekësisë Sociale në IKShPK”, ka njoftuar MSh-ja.

Kujtojmë se Naser Ramadani e ka ushtruar detyrën e drejtorit të IKShPK-së për rreth 12 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Arsimit…