Kosova U18 mposhtet nga Egjipti

22 gusht 2024 | 13:51

Hendbollistet e Kosovës U18 janë mposhtur nga Egjipti në kuadër të garës për plasman (21-24) në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës. Të enjten herët në mëngjes, Kosova U18 pësoi me rezultat 29:22. Dallimi u bë në pjesën e parë të cilën Egjipti e fitoi 14:8.

Më efikasja te Kosova ishte Arjeta Imeraj me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Diona Dreshaj, ndërsa me tri gola takimin e përfundoi Orgesa Gola.

Pas dy fazave grupore, vashat e Kosovës po garojnë për plasman nga pozitat prej 21 deri në pozitën e 24-t. Të premten në mëngjes, Kosova U18 luan ndaj Nigerisë për vendin e 23-të. Ndërkohë për vendin e 21-të luajnë Taipei Kinez dhe Egjipti.

Ndeshja e nesërme me Nigerinë është e fundit për Kosovën në Botërorin në Kinë.

Të kujtojmë që për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në konkurrencë të sportisteve në sportet ekipore është kualifikuar dhe po paraqitet në Kampionat Botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, ka paralajmëruar se viti i…