Aston Villa ‘blindon’ portierin Martinez

22 gusht 2024 | 14:27

Porta e Aston Villas do të mbrohet nga Emiliano Martinez, për pesë vitet e ardhshme. Klubi anglez, ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me kampionin e botës. Argjentinasi është pjesë e Aston Villa-s nga viti 2020, ku u bashkua nga Arsenali për 17 milion euro.

Nga ajo kohë, Martinez numëron 160 ndeshje me fanellën e skuadrës nga Birmingham, ndërsa e ka mbajtur portën të paprekur në 54 raste. Kontrata e tij aktuale skadonte në vitin 2027, por palët kanë rënë dakord për ta zgjatur atë deri në verën e vitit 2029.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita në Shqipëri mbajti sot protestën e 22-të para bashkisë…