Ambasadorja izraelite uron Osmanin për çmimin “M100 Media”

22 gusht 2024 | 14:30

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka uruar presidenten Vjosoa Osmani për çmimin M100 Media Award nga Sanssouci Colloquium.

“Urime Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani për çmimin ”, shkruan Ziv në platformën X.

Çmimi me të cilin u nderua Osmani iu jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit si dhe mirëkuptimit evropian.

Çmimi do të ndahet më 12 shtator të këtij viti në në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam të Gjermanisë, ku përveç Osmanit, i njëjti çmim do t’i ndahet edhe kryeministrit polak, Donald Tusk, teksa si folës kryesor do të jetë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Porta e Aston Villas do të mbrohet nga Emiliano Martinez,…