Presidenti çek: Ka disa opsione për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

22 gusht 2024 | 15:17

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, ka thënë se lufta në Ukrainë do të vazhdojë derisa të ketë forcë të mjaftueshme për të bindur të dyja palët për pamundësinë e arritjes së qëllimeve politike përmes mjeteve ushtarake dhe se ka disa opsione për t’i dhënë fund konfliktit të Rusisë kundër Ukrainës.

“Kjo mund të ndodhë këtë vit, por mund të ndodhë vitin e ardhshëm, ose ndoshta pas shumë vitesh”, ka thënë Pavel në podkastin “PoliTalk”.

Në të njëjtën kohë, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që konflikti të kalojë nga një fazë e nxehtë në një fazë të ngrirë, e cila, siç ka thënë ai, “mund të zgjasë me vite”.

“Besoj se në pak vite të dyja palët do të kuptojnë se është e pamundur të shkohet më tej dhe negociatat do të zhvillohen. Jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Kina, duhet të japin një kontribut të rëndësishëm për këtë dhe të inkurajojnë të dyja vendet drejt negociatave diplomatike”, ka thënë lideri çek.

Pavel ka vlerësuar se edhe pse Bashkimi Evropian është një fuqi e madhe ekonomike dhe politike, nevojitet një qasje e unifikuar që të përfshijë ShBA-në dhe të gjitha vendet demokratike të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pierre Kalulu është zyrtarisht një futbollist i Juventusit. Mbrojtësi francez…