Alonso: Bayerni është favorit për titull

22 gusht 2024 | 15:36

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së parë në Bundesliga mes Bayer Leverkusen dhe Borussia Monchengladbach, trajneri Xabi Alonso ka bërë parashikimin e tij në lidhje me renditjen përfundimtare të kampionatit, duke ia “lënë” titullin Bayernit.

Është e qartë se qëllimi i deklaratës ishte të lironte skuadrën e tij nga ndonjë presion, për shkak të fitores së papritur të sezonit të kaluar.

“Për mua, Bayerni është favorit, kjo është e qartë. Flasin skuadra dhe historia. Objektivi ynë është të qëndrojmë mes katër të parëve. Është objektiv i realizueshëm, kemi një skuadër të mirë”, ka thënë Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i CIA-s, William Burns, ka arritur për vizitë në…