Haradinaj: Për shkak të bllokadës nga Amerika, shefi i CIA-s nuk e takoi Kurtin

22 gusht 2024 | 19:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e William Burns, kreut të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), në Kosovë.

Sipas Haradinajt, Burns nuk është takuar me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, për shkak të një bllokade të vendosur nga institucionet amerikane ndaj këtij të fundit.

Në këtë rast sipas Haradinajt, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve të Shtetet e Bashkuara, Burns është takuar vetëm me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar, shumë më kohë edhe po është praktik një gjë e tillë (të takohet me kryeministrit e një vendi). Mirëpo në rastin tonë kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, ka thënë Haradinaj RTV Dukagjini.

Aktualisht, Kryeministri Kurti ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka arritur të ruajë portën ndaj Legias në pjesën…