Juve në bisedime me Unitedin për Sanchon

23 gusht 2024 | 10:24

Juventusi po zhvillon bisedime me Manchester United për Jadon Sancho, raporton Sky Sports UK, dhe gjithashtu po diskutojnë kushtet personale për anësorin që vlerësohet 47 milionë euro.

Sancho mund të jetë një alternativë për Nico Gonzalez, ose një lojtar shtesë për rolin anësor, pasi mund të luajë si në krahun e majtë ashtu edhe në atë të djathtë.

Ky hap vjen pasi Fiorentina njoftoi se nuk kanë ‘kushtet e duhura’ për të shitur Nico Gonzalez te Juventusi, pasi po kërkojnë 40 milionë euro.

Sancho kaloi gjashtë muajt e fundit të sezonit në huazim te Borussia Dortmund, i njëjti klub nga i cili u largua për 85 milionë euro për të shkuar në “Old Trafford” në vitin 2021. Kontrata e tij zgjat deri në qershor 2026, megjithëse ekziston një opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë ka vdekur në Gjakovë, pas një aksidenti me…