Gjykata Supreme e Maqedonisë e shfuqizon vendimin për ekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi

23 gusht 2024 | 10:24

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut e ka shfuqizuar vendimin për ekstradimin e Blerim Ramadanit, ish-ushtar i UÇK-së në Kosovë, në Serbi.

Në vendimin e saj, thuhet se nuk janë përmbushur parakushtet ligjore për ekstradim.

“Këshilli Penal pranë Sektorit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në kuadër të Gjykatës Penale – Shkup, gjatë marrjes së vendimit, me të cilin ka konstatuar se nuk janë përmbushur parakushtet ligjore për ekstradim, nuk ka dhënë arsyetim se në cilat shkaqe është bazuar kur ka pranuar që vendimi i filluar në pajtim me Nenin 75, alineja 1 nga Ligji i bashkëpunimit ndërkombëtar në materialin penal, si procedurë e shkurtuar të udhëhiqet si procedurë e rregullt në pajtim me nenin 68 lidhur me nenin 51 nga ligji i njëjtë” – theksohet në arsyetimin e Supremes.

Sjellim ndër mend që Ramadani është arratisur nga Maqedonia e Veriut dhe aktualisht gjendet në Koosvë.

Sipas LSDM-së, partisë opozitare në Maqedoni të Veriut, arratisja e Ramadanit ishte bërë me një veturë zyrtare të një ministrie, që më shumë gjasë udhëhiqet nga politikanët e VLEN-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi po zhvillon bisedime me Manchester United për Jadon Sancho,…