Nxënësit dhe studentët kërkojnë transport publik të sigurt

23 gusht 2024 | 11:37

Organizata për dialog dhe afirmim të gjimnazistëve dhe studentëve (ODAS) ka reaguar ndaj transportit publik jofunksional dhe jo të sigurt që mund të lërë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët pa zgjidhje për të shkuar në shkollë dhe universitet.

“Ndalesa dhe ndërprerja aktuale në sistemin e transportit publik në Qytetin e Shkupit ka sjellë mundësinë që nxënësit dhe studentët të mbeten pa rrugë të besueshme dhe të përballueshme për të shkuar në shkollë apo universitet. Mungesa e transportit publik të besueshëm është bërë pengesë për arsim të përballueshëm për shumë studentë. Kërkojmë nga Qyteti i Shkupit që të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi deri në shtator, gjegjësisht në fillim të vitit akademik. Apelojmë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt që nxënësit dhe studentët të fillojnë vitin akademik në mënyrë dinjitoze”, thuhet në njoftimin e ODAS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli dëshiron të rrëmbejë mbrojtësin Jarrad Branthwaite. Lojtari luan me…