Presidentja Osmani ndan fotot e para nga takimi me shefin e CIA-s

23 gusht 2024 | 11:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar fotografitë e para zyrtare nga takimi me shefin e CIA-s, William Burns.

Në një postim në “Facebook”, ajo ka thënë se aleanca me ShBA-të është garancë për siguri, paqe dhe sukses.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Burns është mirëpritur të enjten në takim nga e para e vendit, ndërsa sot në mëngjes nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

May be an image of 4 people, the Oval Office, dais and text

May be an image of 5 people, the Oval Office and text

May be an image of 2 people and the Oval Office

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën dhe 5 persona të tjerë…