Plagoset një i mitur në Istog

23 gusht 2024 | 12:02

Një i mitur është plagosur ditën e së enjtes në Istog.

Policia pas marrjes së kësaj informate, kanë dalë në vendin e ngjarjes, përkatësisht në një poligon të armëve, ku kanë arrestuar një të dyshuar.

“Stacioni policor nё Istog, me datё 22.08.2024, rreth orёs 16:00, ështё njoftuar nga QKMF-Istog, se ёshtё paraqitur njё person (i mitur), i cili ishte plagosur me armё zjarri. Njësitet relevante kanё dalё ne vendin e ngjarjes, në njё poligon tё armёve nё qytetin e Istogut, ёshtё arrestuar i dyshuari nga i cili ёshtё sekuestruar arma, dhe pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”,  ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar fotografitë e para…