Haradinaj: Takimet e shefit të CIA-s me liderët institucionalë, lajm i mirë për vendin

23 gusht 2024 | 12:48

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mirëpritur takimin e shefit të CIA-s, William Burns, me presidenten dhe kryeministrin e vendit.

Haradinaj ka vlerësuar takimi i zyrtarit të lart amerikan me liderët institucionalë të Kosovës është lajm i mirë.

Në këtë drejtim, ai ka thënë institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës z. Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne, është jetike integrimi në familjen euroatlantike, dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme. Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, ia lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i pavarur për president të ShBA-së, Robert F. Kennedy…