Selimi: ShBA-ja ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington DC

23 gusht 2024 | 13:03

Ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar vizitën e William Burns, shef i CIA-s, në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani,  kryeministrin Albin Kurti dhe shefin e Agjencisë së Kosovës (AKI) për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajetin.

Selimi ka shkruar në platformën “X” se ShBA-ja ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington DC.

“Kosova aktualisht është nën sanksione të BE-së, ShBA-ja ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington DC (përfshirë ambasadorin e ShBA-së që ka qenë i qartë për atë se s’ka takime për Kurtin në Uashington DC). Jemi bllokuar nga Gjermania dhe Franca për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diçka duhet të ndryshojë dhe të ndryshojë shpejt. Ndoshta vizita e Burnsit sjell ndryshim”, ka shkruar Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Leao u kthye papritur një nga emrat më të…