Belgjika ndalon përdorimin e telefonave të “zgjuar” në shkollat fillore dhe të mesme

23 gusht 2024 | 14:26

Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në rajonet belge ku flitet gjuha frënge dhe në kryeqytetin Bruksel u është ndaluar përdorimi i smartfonave.

Sipas vendimit të marrë nga Rrjeti i Arsimit Valonia-Bruksel (WBE), duke filluar nga viti akademik 2024-2025, i cili do të fillojë më 26 gusht, në 373 shkolla që ofrojnë arsim në frëngjisht, nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do t’u ndalohet të marrin me vete smarfonat.

Ndalesa do të përfshijë 132 600 nxënës.

Në pjesën flamande të vendit, qeveria pritet të dakordohet për një ndalim të tillë.

Në Belgjikë, të gjitha shkollat ​​ndjekin rregullat e tyre, disa ndaluan të gjitha llojet e pajisjeve elektronike në shkolla, ndërsa të tjerat tregojnë fleksibilitet.

WBE raportoi se vendimi u mor pasi nxënësit bënin imazhe të njëri-tjetrit me smartfona dhe i shpërndanin ato në platformat e mediave sociale, gjë që rezultoi në një numër në rritje të krimeve të ngacmimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e Kosovës në futboll, kanë postuar një video në…