Bashkimi Sovjetik kishte plane për shkatërrimin e prestigjit dhe fuqisë së ShBA-së

23 gusht 2024 | 14:36

Shkruan: Prof. dr. Agim Zogaj

George F. KENAN: MEMOARE 1925-1950 (6)

Përfundime praktike nga pozita e politikës amerikane

Marrë në tërësi, para vetes kemi një forcë politike të bindur me fanatizëm se me ShBA-në nuk mund të ketë një modus vivendi afatgjatë, të përhershëm, se është e dëshirueshme, e preferueshme dhe domosdoshme të thyhet boshti, qëndrueshmëria e shoqërisë sonë, të shkatërrohen mënyra e jonë tradicionale e jetës, të shkatërrohet prestigji, autoriteti ndërkombëtar i vendit tonë, e gjithë kjo pra nëse dëshirohet të sigurohet sundimi, fuqia e Bashkimit Sovjetik.
Kjo forcë politike gëzon të gjitha të drejtat që të shërbehet, t’i ketë në dispozicion energjitë e një ndër popujve më mëdhenj në botë dhe me resurset e territorit më të pasur nacional në botë, ndërkohë që frymëzohet me rrymat e fuqishme dhe të thella të nacionalizmit rus. Krahas kësaj, ajo e ka të zgjeruar me kujdes dhe gjerësisht mekanizmin për kryerjen e ndikimit të vet në vendet e tjera, mekanizëm, ky jashtëzakonisht elastik dhe i ushtruar, i udhëhequr me njerëz të cilët kanë përvojë dhe shkathtësi në metodat ilegale si askush tjetër në botë. Së fundi, sipas të gjitha gjasave , ajo në reaksionet e veta themelore aspak nuk merr parasysh realitetin. Problemi se si do të ia dalim në fund me këtë fuqi, është gjithsesi detyra më e rëndë para të cilës ndonjëherë është gjetur diplomacia e jonë dhe sigurisht se është sfida më e madhe me të cilën do të duhet të ballafaqohet.
Kjo do të duhej të kishte pika nismëtare për veprim, të gjeneralshtabit tonë politik në situatën e tanishme kritike. Kësaj duhet qasur me themel dhe me kujdes sikur në zgjidhjen e problemeve më të rëndësishme strategjike në luftë, edhe pse është e nevojshme, që në planifikim të qasemi me koncentrim dhe angazhim, përpjekje të njëjta. Këtu, me këtë rast unë nuk mund të përpiqem t’i propozoj të gjitha përgjigjet. Mirëpo dëshiroj të shprehi mendimet e mia, se jemi në gjendje ta zgjidhim këtë problem pa përdorur ndonjë konflikt të përgjithshëm ushtarak. Në lidhje me këtë, përkatësisht si kontribut këtij konfirmimi, vërtetimi, fakti do t’i paraqes disa pikëpamje të mia të cilat janë të natyrës optimiste:

Rusët tërhiqen vetëm kur hasin në rezistencë

(E para) Fuqia sovjetike, për dallim nga fuqi e Gjermanisë hitleriane, nuk është as skematike as aventuriere. Ajo nuk vepron sipas planit të përcaktuar. Ajo nuk përfshinë, pranon rreziqet e panevojshme. Edhe pse duket e heshtur sa i përket logjikës së arsyes, ajo është shumë e ndjeshme ndaj logjikës së fuqisë. Prandaj, nisur nga kjo ajo fare lehtë tërhiqet – çfarë edhe zakonisht e bënë – kur në cilën do pikë has në rezistencë të fort. Kështu, nëse kundërshtari i saj ka mjaft fuqi, forcë dhe e dëshmon qartë gatishmërinë e vet që ta përdor atë, atëherë rrallëherë do të jetë i detyruar për këtë. Nëse veprohet drejt në situatat e caktuara, atëherë nuk ka nevojë për ballafaqime me qëllim të prestigjit.
(E dyta) Në krahasim me Perëndimin si tërësi, sovjetët edhe më tej janë anë e dobët. Prandaj suksesi i tyre vërtet do të varet nga kohezioni, forca, qëndrueshmëria të cilën bota e Perëndimit mund ta arrijë. Ky ndërkaq, është faktor të cilin ne mund të ndikojmë.
(E treta) Sistemi sovjetik, si formë e sundimit të brendshëm, edhe më tej nuk e ka dëshmuar suksesin e vet. Më vonë do të tregohet, shihet nëse ai mund të mbijetoj provimin më të fundit – bartjen e pushtetit nga një personalitet tek tjetri, përkatësisht nga një grup tek grupi tjetër. Kur kishte vdekur Lenini kishe ndodhur aso bartje e pushtetit sa që pasojat e asaj bartje plot 15 vjet e kanë dridhur shtetin sovjetik. Rasti i tillë i dytë do të ndodhë kur të vdes Stalini, ose kur ai të tërhiqet nga pushteti. Mirëpo, madje as kjo nuk do të jetë provimi përfundimtar dhe vendimtar për sovjetët. Sistemi i brendshëm sovjetik, për shkak të ekspansioneve më të hershme territoriale, do të ekspozohet me një varg sfidash të cilat në kohën e vet ishin dëshmuar, treguar si pengesë e madhe për mbretërinë. Ne këtu, me këtë rast jemi të bindur se masa e popullit rus kurrënjëherë, që nga përfundimi i luftës qytetare, nuk është më e larguar emocionalisht sesa sot nga doktrina e Partisë komuniste.
Tani në Rusi, partia është bërë mekanizëm i madh, dhe aktualisht, mekanizëm i suksesshëm i udhëheqjes, administratës diktatoriale, mirëpo ka përfunduar të jetë frymëzim burimor emotiv. Prandaj, nisur nga kjo mund të kuptohet se lëvizja nuk disponon me sigurinë dhe koherencën e brendshme.
(E katërta) E gjithë propaganda sovjetike jashtë kufijve të sferës sovjetike të sigurisë në themel është negative dhe destruktive. Për këtë shkak relativisht do të ishte dashur të ishte lehtë të luftohet kundër asaj me çfarëdo programi të arsyeshëm dhe vërtet konstruktiv.

Nuk guxojmë t’i frikësohemi Rusisë!

Nga këto arsye mendoj se qetë dhe me optimizëm mund t’i qasemi problemit se si duhet të veprojmë me Rusinë. Lidhur me atë se, çfarë do të duhej të ishte ajo qasje, i kam edhe disa sugjerime, vërejtje të cilat dëshiroj t’i paraqes, parashtroj në përmbyllje:
1. Para së gjithash, duhet të kuptojmë dhe të pranojmë natyrën e vërtet të lëvizjes e të cilën kemi punë. Duhet ta studiojmë me aq seriozitet, objektivisht dhe pa shqetësime, anime, subjektivizëm, dhe me një vendosmëri të tillë të mos i lejojmë që emotivisht të mos na nxis ose të na hedh nga stabiliteti.
2. Duhet të kujdesemi, të bëjmë përpjekje që opinioni ynë ta njeh gjendjen e vërtetë, reale në Rusi. Nuk kam fjalë për të thënë në mënyrë të mjaftueshme se sa është kjo me rëndësi. Këtë nuk mund ta bëjë vet shtypi, por kryesisht dhe në radhë të parë organet shtetërore të cilat janë domosdoshmërisht më me përvojë dhe më mirë ë informuar lidhur me problemet përkatëse praktike. Për këtë nuk guxojmë të strukemi para pamjes së shëmtuar. Besoj se sot në vendin tonë do të kishte më pak antisovjetizëm histerik sikur bota e jonë do ta kuptonte më mirë realitetin e asaj gjendje. Nuk ka asgjë aq të rrezikshme ose aq të tmerrshme sikur që është e panjohura. Këtë mund të paraqitet kundërargumenti, në mënyrë që zbulimi më i madh i vështirësive tona me Rusinë të shoqërohej në marrëdhëniet amerikano – ruse. Mirëpo, konsideroj se nëse në këtë ka ndonjë rrezikshmëri, atëherë ne duhet të kemi guxim, kurajë që të ballafaqohemi me të, dhe atë sa më parë aq më mirë. Mirëpo, megjithatë nuk shoh se mund të ketë rrezik për ne. Kontributi, roli ynë në këtë vend, madje edhe sikur të kishte ardhur pas manifestimeve të mëdha të miqësisë sonë ndaj populli rus, është shumë i vogël. Ne këtu nuk kemi investime të cilat do të ishte dashur t’i ruanim, nuk kemi këmbim të atillë tregtar, i cili do të dobësohej, praktikisht nuk kemi qytetarë të cilët do t’i mbronim, kurse ka pak lidhje kulturale të cilat ishte dashur t’i ruanim. Rreziku ynë i vërtetë qëndronim në atë në çka shpresojmë dhe jo në atë që tani më e kemi, dhe unë besoj se do t’i kemi gjasat më të mira për realizimin e asaj shprese nëse opinioni ynë do të informohet dhe nëse marrëdhëniet tona me Rusinë vendosen plotësisht në bazat realiste dhe konkrete.

Për rusët, të gjithë të huajt janë armiq potencial!

Komunizmi botëror i përngjan parazitit

3. Shumë varet nga ajo se në çmasë shoqëria e jonë është e shendosh dhe e fortë. Komunizmi botëror i përngjan parazitit i cili ushqehet vetëm me inde të sëmura. Kjo është pika në të cilën pikëtakohen politika e jashtme dhe e brendshme. Çfarëdo mase e rëndësishme dhe e theksuar e drejtuar në zgjidhjen e problemeve të brendshme të shoqërisë sonë, në ngritjen vetëbesimit, disiplinës, moralit dhe unitetit të popullit tonë, është fitore diplomatike ndaj Moskës, fitore e cila vlen sa mijëra nota diplomatike dhe komunikata të përbashkëta. Nëse ne nuk jemi në gjendje t’i hedhim fatalizmin dhe indiferencën para mangësive, dobësive në shoqërinë tonë, Moska do të trimërohet – Moska në mënyrë të paevitueshme do të shërbehet me te në politikën e saj të jashtme.
4. Ne duhet ta formulojmë një pamje, fotografi të fatit të botës, dhe ta paraqesim para botës, pamje kjo e cila do të jetë shumë më pozitive dhe më konstruktive nga ajo të cilën e kemi paraqitur më herët, më parë. Nuk është e mjaftueshme të nxiten popujt që t’i zhvillojnë proceset politike të ngjashme proceseve tona. Shumë popuj, së paku në Evropë, janë të lodhur dhe të tmerruar me përvojat e të kaluarës prandaj më tepër ju intereson siguria sesa liria abstrakte. Ata më tepër lakmojnë për udhëheqje, sesa për përgjegjësi. Kurse ne duhet të jemi më të aftë se rusët që këtë t’u japim, ofrojmë. Nëse ne këtë nuk ua japim, rusët atëherë këtë e duan plotësisht.
5. Së fundi, ne duhet me guxim dhe me vetëbesim të përmbahemi metodave dhe koncepcioneve tona për shoqërinë njerëzore. Nga ana tjetër, rreziku më i madh i cili mund të na kanoset në ballafaqimin me problemin e komunizmit sovjetik qëndron në atë që mund të na ndodhë të bëhemi të njëjtë sikur ata me të cilët po ballafaqohemi.

D. Fragmente nga ShBA-të dhe Rusia ( dimër 1946 )

Historikisht, veprimtaritë e politikës së jashtme të ShBA-së dhe të Rusisë janë zhvilluar sipas linjave krejtësisht të ndryshme. Marrëdhëniet tona më të rëndësishme me jashtë, thënë historikisht, kanë rrjedhur përmes linjës së tregtisë paqësore përtej oqeanit. Kjo linjë ka theksuar bazat, themelet e konceptit, opinionit tonë për punët e jashtme. Mirëpo, rusët, gjatë tërë historisë së tyre kanë pasur punë kryesisht me fqinjët e egër, të disponuar armiqësisht. Në mungesë të barrierave, pengesave gjeografike, me qëllim që t’ia dilnin me ata fqinjë, ata ishin detyruar të zhvillonin metodën e llojit të vet (e cila sot është bërë tradicionale dhe automatike) të përparimit dhe të tërheqjes elastike, të mbrojtjes sipas thellësisë, konspiracionit, kujdesit dhe dinakërisë. Historia e tyre di për shumë marrëveshje paqe, armëpushime ndërmjet forcave armiqësore, mirëpo kurrënjëherë nuk e ka ditur, njohur shembullin e paqes, koekzistencës së përhershme midis dy shteteve fqinje në kufijtë e vendosur të cilën pa vërejtje e kanë përkrahur, pranuar të dy popujt. Prandaj rusët nuk kanë kurrfarë paragjykimi për marrëdhëniet e përhershme midis shteteve. Për ata, të gjithë janë të huajt , janë armiq potencial. Metoda e diplomacisë ruse, sikur edhe e diplomacisë së Lindjes në përgjithësi, është e atillë që kundërshtarin e caktuar ta impresionoj duke e frikësuar me forcën ruse, që rrugët dhe mënyrat e zbatimit të asaj fuqie t’i mbështjell me vellon e fshehtësisë, me çka armikun, kundërshtarin e huton, e mban në paqartësi, dhe në këtë mënyrë atë e detyron që ndaj aspiratave dhe pikëpamjeve ruse të sillet me respekt të veçantë dhe me konsideratë. Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me kultivimin e marrëdhënieve miqësore, ashtu siç ne i paramendojmë.

Amerikanët mund të shtyhen fare lehtë me rusët

Neve do të na ishte shumë më lehtë që të shtyhemi me Rusinë, nëse sinqerisht vet vetit do t’i kishim pranuar faktin se udhëheqësit e saj, sipas aspiratave të tyre, janë armiq të gjithë saj pjese të botës me të cilin ata nuk sundojnë dhe që sipas, në varësi të atij parimi të pranuar të orientohen, radhiten edhe mendimet dhe aksionet e gjithë organizimit sovjetik. Të kujtojmë edhe faktin se në Bashkimin Sovjetik, vendimet rrallëherë i bien individët. Ato i sjellin, marrin trupat kolektive. Prej atyre trupave kolektive kërkohet që të veprojnë në pajtim me teorinë se bota e jashtme është e predispozuar armiqësisht ndaj Rusisë, dhe nuk është e gatshme për ndonjë akt dinjitoz dhe jovetjak ndaj shtetit rus ose popullit rus. Nga kjo del se, asnjë akt i ndonjë qeverie të jashtme nuk mund të pranohet zyrtarisht si akt i vullnetit të mirë. Secili funksionar sovjetik i cili do të vente në pyetje , do ta kontestonte këtë parim dhe që do të përpiqej që në ndonjë organ sovjetik të dëshmoj se si ndonjë vend, shtet i caktuar ka bërë ndonjë gjest miqësor ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe se për këtë meriton mirënjohje, do ta kishte rrezikuar postin e tij. Në administratën sovjetike secili, gjithkush duhet të parashoh se qeveritë e jashtme veprojnë vetëm në interesine tyre personal dhe se falënderimi dhe mirënjohja janë veçori, veti të panjohura në politikën e jashtme.
Në këtë mënyrë, aparati i cili i udhëheq punët e jashtme sovjetike është i gatshëm t’i sheh vetëm arsyet e interesave konkrete ruse dhe të reagojë ndaj tyre. Askush në trupat e administratës sovjetike nuk mund të mbrojë kurrfarë propozimi nëse nuk është në gjendje që konkretisht të dëshmojë se çfarë do të fitojnë interesat e Bashkimit Sovjetik nëse aprovohet ai propozim ose çfarë do të përjetoj, duroj nëse a propozim hedhet, refuzohet. Ky parim aplikohet me bindjen se ai është objektiv. Me rastin e shqyrtimit të ndonjë qëndrimit të cilin e ka aprovuar ndonjë shtet i jashtëm, rusët nuk përpiqen që atë qëndrim ta shohin nga pozicioni i palës përkatëse të shtetit. Ata konsiderojnë se ai qëndrim është i diktuar sipas qëllimeve të cilat nuk janë të tyre( pra ruse) dhe i shqyrtojnë, analizojnë vetëm nga pikëpamja e veprimit të tyre mbi ata. Nëse ai vlerësim është i dobishëm, i favorshëm, ata e pranojnë pa falënderim; nëse ai është i pafavorshëm për rusët, ata atëherë e hedhin poshtë pa shprehjen e keqardhjes. Nëse, ne për këtë do të kishim koshient, atëherë sigurisht se edhe vetit por edhe atyre do t’u kishim lehtësuar çështjen.

Si duhet vepruar në marrëdhëniet me rusët?

Në dritën e kësaj që kam thënë deri më tash, do të propozoja që në marrëdhëniet me rusët t’u përmbahemi këtyre parimeve:
A. Të mos jemi intim ndaj tyre. Kjo individualisht vetëm se i huton dhe ju thellon dyshimet e tyre. Funksionarëve rus ju gërditet edhe vet ideja, mendimi që para popullit të vet të paraqiten si njerëz të cilët kanë zënë miqësi me ndonjë të huaj. Marrëdhëniet e mira, ata nuk i paramendojnë në këtë mënyrë.
B. Të mos paramendojmë, planifikojmë kurrfarë qëllime të përbashkëta me të të cilat në realitet nuk ekzistojnë.
Është përpjekje e kotë që rusët t’i shtyjmë drejt unitet, pajtimit duke u thirrur në qëllime të përbashkëta të cilat qëllime edhe ne e edhe ata i kemi theksuar me fjalë, siç është fjala vjen forcimi i paqes botërore, ose i demokracisë, ose çfarëdo tjetër që duam. Atëherë kur i kanë theksuar ato qëllime, ata kanë pasur qëllimet e veta. Dhe ata mendojnë se edhe ne i kemi pasur qëllimet e ngjashme. Për ata, e gjithë kjo është një lojë. Dhe kur ne të përpiqemi që t’u ofrohemi me çfarëdo argumenti të mbështetur, bazuar në deklaratat e tilla të përbashkëta, ata atëherë bëhen dyfish më të kujdesshëm. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të…