Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Serbia

23 gusht 2024 | 14:41

Dogana dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar kontrabadmin e mallrave të ndryshme ushqimore në vlerë 2 000 euro.

Sipas njoftimit të doganës, një automjet është identifikuar duke hyrë nga Serbia në Kosovë dhe është arritur të ndalet ku është gjetur malli.

“Në brezin kufitar që lidh fshatin Breznicë – SRB me fshatin Karaqevë e Poshtme – RKS nga njësitet e lartcekura është identifikuar automjeti transportues me targa vendore i cili vinte ilegalisht nga Serbia. Pas përcjelljes nga njësitet e lartcekura është arritur të ndalet. Gjatë kontrollit të automjetit, i cili drejtohej nga shtetas kosovar është vërejtur se kishte të ngarkuar mallra të ndryshme ushqimore me vlerë rreth 2 000 euro. Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës”, ka njoftuar dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka mposhtur Malin e Zi edhe në miqësoren e…