OAK-u po prezanton disa potenciale të Kosovës në Gjermani

30 shtator 2018 | 17:49

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është duke marrë pjesë në panairin gjerman në Recklinghausen, në të cilin është duke prezantuar punën e OAK-së dhe produktet e disa kompanive të Kosovës si: Fabrika e gurit “Bardhi” në Kijev; kompania “Buka prej Guri” nga Klina; Elsa Group nga Peja dhe FOX Marble nga Lipjani.

Zëvendëskryetarja e Komunës Recklinghausen, Marita Bermayer, ka vizituar standin e OAK-së, me ç’rast ka përshëndetur pjesëmarrjen e Odës Afariste të Kosovës dhe firmën “Mates”, me të cilën OAK-u është duke bashkëpunuar.

Në ketë panair po marrin pjese katër kompani nga Kosova dhe dy nga Shqipëria. Firma “Mates” është e angazhuar që në panairet e ardhshme të kenë mundësi pjesëmarrje edhe të shumë firmave tjera nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Panairi do të zgjatë dy ditë dhe Oda e Afarizmit të Kosovës është duke u prezantuar nga Hysni Zogaj, drejtor i Bordit të OAK-së dhe Megi Maass, bashkëpunëtore e OAK-së dhe pronare e kompanisë “Mates”, e cila merret edhe me shitjen e dhe ndërtimin e produkteve të gurit, mermerit dhe granitit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë…