Gundogan: Mezi pres të rivësh fanellën e Cityt

23 gusht 2024 | 15:32

Ka zgjatur vetëm një sezon aventura e Ilkay Gundogan në Barcelonë.

Mesfushori gjerman është rikthyer sërish te Manchester City, skuadër më të cilën firmosi një kontratë 1-vjeçare. Gundogan do të mbajë të veshur fanellën me numrin 19.

Mesfushori u largua nga City pasi udhëhoqi ekipin si kapiten në një sezon fantastik ku arritën të fitonin “tripletën” legjendare.

Në total me fanellën e “qytetarëve”, Gundogan kishte luajtur 304 ndeshje duke shënuar 60 gola. Gjatë prezantimit të tij, turko-gjermani nuk e fshehu gëzimin për këtë rikthim në shtëpi.

“Gjashtë vitet e mia këtu kanë qenë një kënaqësi e madhe. Të kisha një mundësi për t’u rikthyer këtu për mua do të thoshte shumë. Të gjithë e dinë respektin që kam për Pep Guardiolan, trajneri më i mirë në botë. Çfarë të them për lojtarët këtu, janë të gjithë të një niveli botëror. Mezi pres të rivësh fanellën e Manchester City”, theksoi ndër të tjera Gundogan gjatë prezantimit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e…