Kështu pritet të jetë moti në fundjavë

23 gusht 2024 | 16:09

Të shtunën (nesër) mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat do të lëvizin ndërmjet 15-17gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Edhe të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të…