Durmishi: Rruga Dragash-Brod drejt përfundimit

23 gusht 2024 | 17:50

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se që nga e enjtja ka filluar shtresa e fundit e asfaltimit të rrugës Dragash-Brod.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Durmishi ka treguar se kjo rrugë është me gjatësi 10km dhe do të mundësojë qarkullimin më të lehtë të banorëve të zonës si dhe të të gjithë turistëve.

“Rruga është me gjatësi 10 km, e cila do të mundëson qarkulkimin shumë më të lehtë të banorëve të zonës dhe të gjithë turistëve që vizitojnë këto vende me pejsazhet e jashtëzakonshme që ofron natyra e kësaj ane”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Durmishit:

Asfaltimi i rrugës Dragash – Brod

Që nga dje, ka filluar të shtrohet shtresa finale e asfaltit në rrugën Dragash – Brod.

Rruga është me gjatësi 10 km, e cila do të mundëson qarkulkimin shumë më të lehtë të banorëve të zonës dhe të gjithë turistëve që vizitojnë këto vende me pejsazhet e jashtëzakonshme që ofron natyra e kësaj ane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se popullsia e…