SBASHK-u lë mundësinë e hapur për grevë në shtator – Kërkojnë kushte me të mira të punës e rritje te pagave

24 gusht 2024 | 09:19

Përgatitjet e fundit për vitin e ri shkollore janë në përfundim në shkollën “Emin Duraku”. E të gatshëm për fillimin e vitit shkollore janë shprehur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Por nga kjo sindikatë thonë se ka mundësi që në fillim të shtatorit të ketë grevë ose protestë.

Në këto banka shkollore së shpejti pritet të ulën vetëm nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë nxënësit e klasës së parë deri në klasën e 5 do të transferohen në shkollën “Qamil Batalli”.

Të gjitha këto ndryshime vijnë pas në 5 shkolla do të mbahet mësimi tërë ditore.

E përgatitje e fundit në shkollën “Emin Duraku” kanë përfunduar.

“Shkolla jonë është pjesë e procesit të riorganizimit të shkollës ne prej shtatorit të këtij viti mbesim shkollë e mesme e ulët ndërsa jemi shkri së bashku me shkollën “Qamil Batalli”, aty do të mbahet shkollimi treditor për nxënësit 1-5 të shkollës sonë dhe shkollës “Qamil Batalli”  përgatitet janë në fazën finale”, ka thënë Visar Osmani, drejtor i shkollës “Emin Duraku”.

Të gatshëm për të ja filluar procesit mësimore janë edhe nga  Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Por kryetari i kësaj Sindikate e le të hapur mundësin e mbajtjes së grevave e protesta në fillim të shtator.

“Unë nuk mund ta përjashtoj që nga fillimi i shatorit mund të ketë kërkesë sindikale, qoftë për protestë qoftë për grevë të përshkallëzuar unë nuk mund të përjashtojë asnjërën”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Kërkesat e tyre ndërlidhen me kushtet me të mira të punës e rritje te pagave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot…