I dyshuari për sulmin me thikë në Gjermani është një 26-vjeçar sirian

25 gusht 2024 | 09:36

I dyshuari i cili tashmë ndodhet në paraburgim për sulmin me thikë në qytetin gjerman perëndimor të Solingenit që vrau tre persona dhe plagosi tetë është një burrë 26-vjeçar sirian, thanë autoritetet herët të dielën.

I dyshuari u dorëzua dhe e pranoi krimin, thanë policia dhe prokurorët e Duseldorfit në një deklaratë të përbashkët, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Përfshirja e këtij personi aktualisht është nën hetim intensiv”, thanë ata.

Sulmi, për të cilin grupi i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë, ndodhi të premten në mbrëmje në një festival që shënonte historinë 650-vjeçare të qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite thotë se avionët e saj luftarakë po godasin…