70 raste mund të dërgohen në Prokurori nga APK-ja për mosdeklarim të pasurisë

25 gusht 2024 | 10:17

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, ka thënë se agjencia të cilën ai drejton është në fazën finale të verifikimit të 4 mijë zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë. Nga këto raste, rreth 70 prej tyre janë në fazën finale për të verifikuar se a i plotësojnë të gjitha kriteret për t’u dërguar në Prokurori si formë e kallëzimit penal, për shkak të shkeljeve të identifikuara.

Ai ka thënë se janë në fazën finale që të shqiptojnë edhe 98 gjoba për zyrtarët që nuk e kanë deklaruar fare apo nuk e kanë deklaruar me kohë pasurinë.

Buleshkaj ka thënë se brenda këtij muaji do të përfundoj verifikimi dhe do ta dihet saktë numri i rasteve që do të dërgohen në Prokurori, ku sipas tij, duke marr parasysh numrin e madh të deklarimit të zyrtarëve, numri prej 70 që mund të dërgohen në Prokurori nuk është i madh.

“Po Agjencia është në fazën finale të përfundimit të plotë të deklarimit të pasurisë, ku kemi verifikuar rreth 4 mijë persona, nga ta janë afër 2 mijë zyrtarë publik dhe familjar të tyre, i kemi kryer verifikimin. Nga  këto raste janë diku rreth 70 të cilët janë në fazën finale për të verifikuar se a plotësojnë të gjitha kriteret për të dërguar në Prokurori si formë e kallëzimit penal, për shkak të shkeljeve që janë identifikuar gjatë verifikimit që ka kryer Agjencia. Shumë shpejt po besoj brenda këtij muaji do të përfundoj dhe do ta dimë numrin e saktë të rasteve. Si përqindje nuk është numër i keq, nëse kemi pasur po them rreth 2000 zyrtarë publikë në qoftë se vetëm kemi pasur më pak se 100 nga ta kemi identifikuar lëshime, atëherë kjo është një sasi e mirë në procesin e deklarimit të pasurisë dhe jemi të kënaqur në atë aspekt, duke pasur parasysh që për herë të parë është vënë në funksion deklarimi elektorinik i pasurisë, ku ndoshta për shkak të kësaj risie ka mund të lëshohen edhe gabime të tjera”, ka thënë ai.

Buleshkaj ka deklaruar se nga mjekët dhe profesorët, që këtë vit për herë të është dashur që të deklarojnë pasurinë, 8 nga ta nuk e kanë deklaruara, e po ashtu janë edhe 90 zyrtarë të tjerë që nuk e kanë kryer deklarimin e pasurisë në kohë, për të cilët do të shqiptohen gjoba sipas ligjit.

“Po kanë qenë 8 nga ta të cilët nuk e kanë deklaruara, nga mjeket dhe profesorët, përveç 8 kemi pasur edhe 90 të tjerë nga grupi tjetër i zyrtarëve publik të cilët nuk e kryer deklarimin e pasurisë në kohë. Një numër i tyre ka deklaruar pas afatit, po ne jemi në fazën finale edhe për këta 98 zyrtar për ti shqiptuar gjobat ashtu siç i parasheh ligji. E shuma e gjobave është 30 për qind e pagës së tyre mujore, për të gjithë këta që nuk e kanë deklaruar në kohë apo nuk e kanë deklaruar fare do të marrin një gjobë mandatorë fillestare, e pastaj për ata që nuk e kanë deklaruar fare do të përgatitim shumë shpejt edhe kallëzimet penale”, ka thënë ai.

Drejtori i APK-së ka thënë se këta zyrtarë do të gjobiten në bazë të pagës, ku sipas tij, në bazë të ligjit, gjoba nuk mund të tejkaloj shumën 500 euro.

Ai ka thënë se pjesa me e madhe e zyrtarëve që do të gjobiten i takojnë institucioneve siç janë nga radhët e Policisë së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) si dhe nga doganat.

“Edhe këtu jemi në fazën finale, zyrtarët janë duke punuar tash, duke marr informatat sepse në duhet ta konfirmojë se sa kanë qenë paga bazike e zyrtarëve ne muajin kur është deklaruar pasuria, ashtu siç e parasheh ligji, se sa ka qenë paga në muajin mars për ata që kanë qenë të obliguar për deklarim në mars, apo për mjekët dhe profesorët që ka qenë në muajin shkurt. Duhet të dimë saktë sa ka qenë paga pastaj të llogaritim edhe shumën të cilën duhet të paguhet në formë të gjobës. E mira për ta është se kjo shumë nuk mund të tejkaloj 500 euro, në as një rast, nëse dikush ka një pagë ku 30 për qindëshi është më shumë se sa 500 euro, ligji ka limituar gjobën në 500. Vitin e kaluar kemi shqiptuar 30 gjoba, shumica nga to janë shlyer. Vitin e kaluar e kemi parë nevojën që të kryhet verifikim më i mirë se sa ka qenë paga mujore. Jemi duke i kontaktuar të gjitha institucionet një për një ku këta zyrtarë punojnë. Ajo që kam thënë përpara po edhe tash është një numër i madh i këtyre nga 90 të cilët janë kryesisht nga dy tri institucione kryesore, janë nga policia e Kosovës një numër i madh, nga ATK një numër, kanë qenë disa nga doganat e të tjera të cilët nuk e kanë kryer për arsye te ndryshme këtë obligim në kohë”, ka thënë ai.

Buleshkaj ka shtuar se me mjekët dhe profesorët përmbyllet kategoria e subjekteve deklaruese, ku me këto dy kategori tashmë janë 12 mijë subjekte deklaruese të cilët kryejnë deklarimin në formë të rregullt.

“Me mjekët dhe profesorët përmbyllet si ta themi mozaiku i subjekteve deklaruese, pra më këto dy kategori ne tashmë i kemi 12 mijë subjekte deklaruese të cilëve kryejnë deklarimin në formë të rregullt. Ndërsa nga viti i ardhshëm nuk do të ketë kategori të reja që do të shtohen, tashmë jemi stabilizuar. Ky numër pritet që të jetë numër i qëndrueshëm deri sa të ndryshohet eventualisht ligji në të ardhmen”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit janë…