Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

25 gusht 2024 | 12:51

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Suharekë- Prizren.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. dr. Fejzulla BERISHA Pavarësia. - Pavarësia është një…