Kastrati: Shefi i CIA-s ‘futi në një thes Kurtin, Vuçiqin dhe Dodikun”

25 gusht 2024 | 15:19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka shkruar në “Facebook” se me vizitën e tij shefi i CIA-s, William Burns, ka “futur në një thes Kurtin, Vuçiqin dhe Dodikun”.

Ai ka thënë se takimi i Burns me kryeministrin Albin Kurti nuk ka qenë aspak historik.

“Ku e ka veshin tjetër Kurti në foton më poshtë? Drejtori i CIA e përshëndeti Kurtin me dorën në xhep! Ai nuk shkoj për vizitë në Kroaci e Shqipëri sepse ato nuk paraqesin asnjë shqetësim për CIA. Ai vizitoi Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën duke i futur në një thes tre problematikët Dodikun, Vuçiçin e Kurtin! Këto fakte i pamë edhe me foto. Ndërsa nuk pamë pse takimi do duhej të ishte historik, ashtu siç Kurti ua prezantoj trushpërlarëve e besimtarëve të vet!”, ka shkruar Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…