Inzaghi lavdëron Asllanin

25 gusht 2024 | 15:56

Interi mori mbrëmjen e djeshme fitoren në këtë sezon të ri. Kampionët në fuqi të Serisë A kanë mposhtur Leccen me rezultatin 2-0.

Simone Inzaghi ka folur para mediave, pas këtij suksesi, teksa i pyetur nëse do ta kishte aktivizuar Asllanin edhe në momentin kur ndeshja ishte ende 0-0, trajneri i Interit e ka pohuar menjëherë, duke u shprehur se mesfushori shqiptar është mjaft i rëndësishëm.

“Ne ishim të zhgënjyer nga barazimi në atë mënyrë kundër kundër Genoas. Donim që të ktheheshim përsëri te fitoret, por kisha parë shenja të shkëlqyera gjatë javës. A do të hynte Asllani në fushë përpara penalltisë? Sigurisht, Asllani është një lojtar i rëndësishëm, i cili do të na jepte një dorë të mirë”, ka deklaruar Simone Inzagi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fillim të sezonit të ri në Premier League, fubollisti…