13 të vdekur pasi një varkë u fundos pranë Jemenit

25 gusht 2024 | 16:13

13 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë mbeten të zhdukur pasi një varkë u fundos në Jemen të martën, tha të dielën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Varka me emigrantë, 25 etiopianë dhe dy jemenas, po lundronte në brigjet e provincës Taiz të Jemenit në jugperëndim, tha IOM.

Trupat e 11 burrave dhe dy grave, u gjetën përgjatë brigjeve të ngushticës Bab al-Mandab – një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për dërgesat globale të mallrave, raporton Reuters.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18-vjeçarja që vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit në rrugën…