Bayerni e nis me fitore sezonin

25 gusht 2024 | 17:35

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri në Bundesligë.

Bavarezët triumfuan 2:3 në udhëtim ndaj Wolfsburgut në xhiron e parë në elitën e futbollit gjerman.

Jamal Musiala kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 20-të të ndeshjes. Starti i pjesës së dytë ishte i mirë për vendasit që shënuan dy gola të shpejtë nëpërmjet Lovro Majer në minutat 47’ dhe 55’.

Një autogol i Kaminskit e barazoi ndeshjen në minutën e 65-të.

E në minutën e 82-të, Serge Gnabry shënoi per 2:3 dhe fitoren e Bayern Munichut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka shënuar fitoren e parë sezonale në Premierligë. Blutë…