Arrestohen dy të dyshuar për 13 vjedhje në Prishtinë

25 gusht 2024 | 17:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje.

“Nga njësiti i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë, rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës (në kafiteri), ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare te Dheu…