Sot lansohet projekti për subvencionimin e izolimit të shtëpive dhe pajisjeve efiçente të ngrohjes

26 gusht 2024 | 08:58

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) do të shpallë sot thirrjen e dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. Lansimi i projektit do të bëhet në ora 14:30.

Ky projekt synon të ofrojë subvencione direkte për familjet që dëshirojnë të investojnë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në shtëpitë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është dënuar me burg për spiunazh në Serbi, Dejan Rakovic…