Goretzka mendon të largohet nga Bayerni

26 gusht 2024 | 11:43

Sezoni i ri nuk ka nisur ashtu si duhet për mesfushorin e Bayern Munich, Leon Goretzka, që nuk u aktivizua në ndeshjen e parë në Bundesliga ndaj Wolfsburg. Ai qëndroi 90 minuta në stol.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, pas ndeshjes shprehu një dëshirë: “Ne duam që të gjithë lojtarët të qëndrojnë të shëndetshëm, që të gjithë lojtarët të marrin një vendim personal për të cilin të jenë të lumtur dhe të kënaqur, si do që të shkojnë gjërat”.

“Nëse Leon Goretzka është atje, atëherë Leon është atje. Kjo është ajo që ne kemi thënë atëherë. Ne komunikuam qartë me lojtarët. Mendoj se ata meritojnë të trajtohen me ndershmëri. U thamë se gjërat mund të vështirësohen në mënyrë që të mos ketë surpriza të këqija më vonë”, u shpreh Eberl.

“Nëse lojtarët vendosin të qëndrojnë, atëherë ata janë 100% të regjistruar dhe ne do të ishim naivë të vendosnim një lojtar që paguajmë në stol ose në tribunë nëse ai është më i mirë se të tjerët në fushë”, u shpreh shefi i klubi bavarez.

“Ne nuk e lëmë askënd mënjanë. Nëse ai është mirë, atëherë ai është në fushë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë sezonit”, tha Eberl. Kështu, për momentin, e ardhmja e mesfushorit gjerman do të jetë te Bayern Munich, por asgjë nuk e pengon ekipin për një lamtumirë të mundshme në merkaton e dimrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alban Ferizi shpall të pavlefshme dëftesat si dhe diplomën e…