Adelina Spahija godet me “Filma Filma”

26 gusht 2024 | 11:48

Këngëtarja Adelina Spahija është rikthyer me një këngë dhe videoklip që meritojnë notën 10-të.

“Filma filma” titullohet projekti i ri i këngëtares, i realizuar me shumë dashuri e përkushtim.

Producent i këtij projekti është Blerim Haziri, tekstin e ka shkruar Edon Sejdiu, ndërkaq klipi mbreslënës është xhiruar në Saint Tropez.

Adelina Spahija shkëlqen në çdo skenë të videoklipit, duke konfirmuar që është këngëtarja që e meriton hitin e kësaj fund-vere.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj në hyrje…