Takim pune i policisë së Gjilanit dhe Këshillit Lokal për Siguri Publike

26 gusht 2024 | 11:49

Në ambientet e Stacionit Policor në Gjilan, komandanti i Stacionit Policor Gjilan major Agim Lipovica së bashku me Njësitin Sektorial dhe të Komunitetit, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e Këshillit Lokal për Siguri Publike të fshatit Cërnicë.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë publike, identifikimi i sfidave aktuale, bashkëpunimi për zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive si dhe parandalimi i zjarreve e i dukurive negative.

Përfaqësuesit e këtij këshilli gjatë këtij takimi shprehen mirënjohje të thellë për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e policisë së Gjilanit për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit të Policisë për krijim të një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Adelina Spahija është rikthyer me një këngë dhe videoklip…