Del në shitje shtëpia ku Meghani jetonte me princin Harry

26 gusht 2024 | 12:31

Shtëpia në Toronto ku Meghan Markle jetonte gjatë xhirimeve të serialit dramë “Suits” është nxjerr në shitje.

Ku ndodhet dhe sa shitet prona?

Ndodhet në lagjen “Seaton Village” të qytetit kanadez dhe shitet për 2 milionë dollarë.

Dukesha e Sussex-it e mori me qira shtëpinë për rreth dy vjet, ndërsa jetonte atje kur takoi për herë të parë princin Harry në vitin 2016.

Një vit më vonë ajo u transferua në Londër dhe në maj 2018, ajo u martua me djalin më të vogël të mbretit Charles në St George, Windsor.

Megani jetonte atje me qentë e saj Bogart dhe Guy

Shtëpia ka tri dhoma gjumi luksoze, dy banjo, një dhomë kinemaje, dy garazhe dhe një kopsht të pasmë.

Para se të transferohej në MB, Meghan jetonte atje me qentë e saj Bogart dhe Guy.

Prona kanadeze zë një vend të veçantë në zemrën e princit Harry. Në kujtimet e tij të publikuara në vitin 2023, ai shkroi se ditët e para të njohjes me Marklen i kaloi atje.

Që nga vera e vitit 2021, duka dhe dukesha të Sussex-it po jetojnë një jetë të qetë në Kaliforni me dy fëmijët e tyre që kanë blerë një rezidencë ëndrrash prej 15 milionë dollarësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna minatorin…