Deklaratat e Kurti për rritjen ekonomike në kundërshtim me realitetin dhe varfërinë ekonomike

26 gusht 2024 | 12:56

Shkruan: Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës

Gjatë pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike në ShBA, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova ka një rritje ekonomike mbresëlënëse me një GDP prej 6.2 për qind, duke pretenduar se vendi është i dyti në Evropë për zhvillim dhe një destinacion lider për investitorët.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur, sipas statistikave të publikuara nga “World of Statistics”, realiteti ekonomik i Kosovës është shumë më i zymtë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Stats Feed, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë për sa i përket GDP-së për kokë banori, duke u ndjekur vetëm nga Ukraina, e cila është në mes të një lufte të ashpër.

Përveç kësaj, edhe parashikimet e Bankës Botërore për zhvillim në Kosovë në kuotën e 3.3 për qind, tashmë sipas vlerësimeve periodike, ngritët në kuotat e 2.8 për qind.

Kjo tregon se situata reale ekonomike e Kosovës është larg nga ajo që paraqet kryeministri Kurti, dhe sugjeron se përmirësimet në indikatorë të caktuar ekonomikë nuk përkthehen automatikisht në mirëqenie për qytetarët e saj.

Deklaratat optimiste të kryeministrit janë në kundërshtim të thellë me përvojat e përditshme të shumë qytetarëve të Kosovës, të cilët përballen me papunësi të lartë, paga të ulëta dhe mungesë të investimeve të huaja direkte që do të mund të rrisnin nivelin e jetesës.

Po t’i marrim vetëm pensioneve në vend, shohim se ato mbesin në vlera të njëjta si para ardhjes së kësaj qeverie në pushtet, ndërkohë që shporta familjare e qytetarëve është trefish më e varfër.

Rrjedhimisht, është e nevojshme që qeveria të ketë një qasje më të ndershme dhe transparente në lidhje me gjendjen ekonomike të vendit, duke adresuar sfidat e vërteta. Vetëm pasi ta pranoj realitetin dhe ta kuptoj niveli e stërkeqjes ku e ka sjellë vendin mund të punoj drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Në fund të fundit, aspiratat për zhvillim dhe investime duhet të bazohen në realitetin e ashpër të të dhënave ekonomike të mekanizmave vlerësues vendorë` e ndërkombëtarë, resurset po ashtu dhe të përmirësojnë jetën e njerëzve që çdo ditë përballen me sfidat ekonomike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e nis me fitore sezonin e ri në…