Biden mesazh personal Thaçit: “Mbaje besimin, gjërat do të përmirësohen”

26 gusht 2024 | 13:44

Në vitin 2019, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Konferencën për Siguri në Mynih kishte zhvilluar një takim me presidentin, Joe Biden, atëherë në opozitë!

Në një letër të publikuar nga ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami, Biden i shkruan një letër interesante pas këtij takimit!

Në të, Biden e vlerëson shumë mundësinë për të kaluar kohë me Thaçin në Konferencën e Sigurisë në Mynih!

“Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm që nga fitimi i pavarësisë së saj, dhe atë jo pak për shkak të lidershipit dhe kontributit tuaj.

Megjithatë, siguria e vendit, perspektiva ekonomike dhe statusi ndërkombëtar duhet të forcohen dhe zgjerohen – një pikëpamje që unë e di se ju e ndani.

Një marrëveshje e akorduar reciprokisht me Serbinë që çon në njohjen e saj të pavarësisë së Kosovës do të ishte një arritje e rëndësishme dhe do të ndihmonte në arritjen e të gjitha këtyre gjërave. Ju uroj suksese në ndjekjen e një zgjidhjeje të tillë”, i shkruan Biden!

Presidenti Biden më tutje i shkruan në këtë letër Thaçit se angazhimi i tij për Kosovën është personal dhe i thellë, dhe ai do të vazhdoi të qëndroi me të gjithë popullin e Kosovës.

Por, pjesa më interesante është në fund të letrës! Si rrallë herë, Biden ia kushtoi disa rreshta shumë personal, jashtë protokollit të shkruara me dorë.

“Mbaje besimin, gjërat do të përmirësohen.”
Ky dedikim personal i Biden për Thaçin është shkruar vetëm një vit para se Thaçi të merrej nga Gjykata Speciale!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar afati kalimtar në basketbollin e Kosovës në të…