Vinicius Junior po e shqyrton një ofertë nga Arabia Saudite

26 gusht 2024 | 15:21

Vinicius Junior do të luajë pjesën tjetër të këtij sezoni në Real Madrid dhe më pas do të shqyrtojë një ofertë nga Arabia Saudite, shkruan ESPN.

Ai ka kontratë me klubin mbretëror edhe për tri vite, pra deri në verën e vitit 2027, por oferta më e madhe në historinë e futbollit ka mbërritur këtë verë.

Vinicius ka një klauzolë blerjeje prej 1 miliard euro, të cilën Al-Ahli është i gatshëm ta paguajë për një nga lojtarët më të mirë në botë. Anësori brazilian do të bëhej kështu ambasadori i Kupës së Botës në Arabinë Saudite, që pritet të mbahet në vitin 2034.

Drejtuesit e Realit dyshohet se donin të parandalonin arabët duke rinovuar kontratën e tij, por agjenti i lojtarit nuk e lejoi këtë, sepse ata duan të konsiderojnë të shkojnë në Arabinë Saudite.

Në rast të largimit të tij do të ishte transferimi më i madh në historinë e futbollit dhe do të kishte pagën më të lartë në historinë e sportit. Ai është në Real Madrid që nga viti 2018, ndërsa ka zhvilluar 267 ndeshje deri më tani, në të cilat shënoi 83 gola dhe asistoi 77 herë. Në moshën 24-vjeçare ai ende nuk e ka arritur kulmin e zhvillimit. Ai fitoi dy Liga të Kampionëve dhe tre kampionate spanjolle. Është kandidat për “Topin e Artë”, por ende nuk e ka fituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se i duket argëtues…