Hovenieri: Përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë

26 gusht 2024 | 15:28

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë me dije se Kosovën e ka vizituar të hënën për herë të parë ambasadorja e ShBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes.

Në një postim në “Facebook”,  ai është shprehur i kënaqur për të mirëpritur Rayes.

“Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë shtet energjik, ku përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë”, ka shkruar  Hovenieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve…