Matthaus: Kim nuk është lojtar i nivelit për Bayernin

26 gusht 2024 | 16:33

Bayern Munchen e ka nisur kampionatin me një fitore 3-2 në fushën e Wolfsburgun, por ka nga ata që nuk kanë qenë aspak të kënaqur me paraqitjen e bavarezëve.

Po flasim për legjendën e klubit Lothar Matthaus, i cili ka thënë për Sky Sport DE: “Bayerni e ka nisur sezonin e ri me një fitore. Edhe pse nuk ka qenë e lehtë, në fund kanë rëndësi vetëm tri pikët. Edhe ekipet e tjera të kreut si Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe Leipzig kanë pasur probleme në javën e parë. Është normale pas një Evropiani”.

Megjithatë, ish-lojtari nuk e ka fshehur shqetësimin për një repart të skuadrës së Kompany: “Mbrojtja mbetet pika e dobët e skuadrës. Natyrisht, gabimet e Kim dhe Upamecano janë në qendër të diskutimeve brenda skuadrës. Kim nuk mund të luajë siç luante te Napoli. Ata luajnë ndryshe në mbrojtje në krahasim me Bayernin. Nuk dua ta ofendoj, por nuk është një lojtar i denjë për Bayernin. I mungon siguria, shpejtësia dhe forca”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se synojnë që…