Kastrati: Qytetarët jetojnë në mes të thatësirës së varfërisë, ndërsa Kurti shpalos fjalime e lavde për notin në Ujman

26 gusht 2024 | 16:35

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati. ka reaguar ndaj statistikave të “The World of Statistics” që Kosova është renditur si vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kastrati ka thënë se qytetarët me xhepin bosh mbesin peng të premtimeve të paplotësuara të Kurtit.

“Ata janë peng të valëve retorike të Kurtit për notin në Ujman e të cilat ai i ngrit mbi ëndrrat e tyre të zbehura. Qytetarët jetojnë në mes të thatësirës së varfërisë, ndërsa Kurti shpalos fjalime të mëdha e lavde për notin në Ujman e urën në Mitrovicë. Në Kosovën e zhytur më varfëri valvitet flamuri populist i Kurtit i ngritur në rrënojat e ëndrrave e zemrave të thyera të rinisë kosovare. Rrasne Albin Kurtin si biftek”, ka shkruar Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e ka nisur kampionatin me një fitore 3-2…