VIDEO | Hakmerret Kievi, momenti kur droni ukrainas godet pallatin 40-katësh në qytetin rus

26 gusht 2024 | 22:02

E hëna nisi me një bombardim masiv rus në Ukrainë që ka lënë deri më tani 3 të vdekur dhe ka shkatërruar infrastrukturën energjetike, duke zhytur vendin në terr. Kievi në krahun tjetër nuk ka qëndruar duarkryq, por ka goditur me dronë brenda territorit rus.

Pamjet e sulmit janë publikuar në disa kanale në Telegram, me një nga videot që është bërë virale pasi shihet një dron ukrainas duke goditur një qiellgërvishtës në qytetin rus të Saratov.

Sipas informacioneve të shpërndara nga administrata e qytetit, nga goditja me dronë në pallatin 40-katësh janë shkatërruar dy apartamente dhe kanë mbetur të plagosur katër persona, një prej të cilëve grua e paidentifikuar që ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët thonë se kanë tashmë një ide më të mirë…