Bravo pensionohet nga futbolli

27 gusht 2024 | 11:05

Ish-portieri i Barcelonës, Claudio Bravo, është pensionuar nga futbolli.

Kiliani hoqi dorëzat pas një karriere 22-vjeçare në futbollin e seniorëve.

E nisi me Colo-Colon për katër vjet, pastaj gëzoi tetë vjet të bukura te Real Sociedadi, për të kaluar më pas te Barcelona për dy vjet ku edhe e fitoi Ligën e Kampionëve. Për katër vjet qëndroi te Manchester City, e po aq vite edhe te Real Betisi ku edhe i dha fund karrierës.

Mes titujve të fituar, ai e ka edhe La Ligën dy herë, Kupën e Mbretit dy herë, Superkupën e UEFA-së një herë, Kupën e Botës për Klube një herë, Premier Ligën njëherë, Copa American me Kilin dy herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka…